Somali, 8 viktima prej një sulmi me bombë, Al-Shabaab merr përgjegjësinë

Tetë persona u vranë disa të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një makine bombë pranë një shkolle në kryeqytetin e Somalisë Mogadishu të enjten

Sulmi është marrë përsipër nga xhihadistët e Al-Shabaab në vendin e trazuar nga konfliktet dhe dhuna

“Tetë civilë u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në shpërthim”, tha Abdifatah Adan, një zëdhënës i policisë së Somalisë në një deklaratë të shkurtër, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Zyrtari i sigurisë Mohamed Abdillahi tha më herët se shpërthimi u shkaktua nga një makinë bombë që la 11 studentë të plagosur.

“Ne nuk e dimë objektivin e sulmit,” tha Mohamed Abdillahi.

Al-Shabaab mori përgjegjësinë për bombardimin, duke thënë se ai kishte për qëllim “stërvitësit ushtarakë”.

Dëshmitarët thanë se një kolonë e madhe që transportonte trupa nga AMISOM, forca e Bashkimit Afrikan që luftonte militantët, po kalonte nëpër zonë kur shpërtheu bomba.

Dëshmitarët thanë se bomba shkaktoi dëme të mëdha në shkollë dhe automjete të parkuara aty pranë.

“Ndërtesa e shkollës u dëmtua rëndë dhe disa nga autobusët e tyre shkollorë u shkatërruan”, tha një roje sigurie në një ndërtesë aty pranë.

Drejtori i shërbimit të ambulancës Aamin të Mogadishu, ndau në Tëitter, foto nga rrënojat duke e quajtur bombardimin “një tragjedi”.

Militantët e lidhur me Al-Kaedën kryejnë rregullisht sulme në kryeqytet dhe gjetkë në vend.

Disa ditë më parë, të shtunën një gazetar të shquar somalez u vra në një sulm me bombë.

Abdiaziz Mohamud Guled, drejtori i Radio Mogadishu në pronësi të qeverisë, ishte një kritik i ashpër i islamistëve.

Al-Shabaab, e cila ka zhvilluar një kryengritje të dhunshme kundër qeverisë së brishtë të vendit që nga viti 2007, tha se luftëtarët e saj e kishin ndjekur prej kohësh gazetarin.

Militantët gjithashtu morën përgjegjësinë për dy sulme në shtator që së bashku vranë 17 njerëz.

Një shpërthim me makinë bombë më 25 shtator pranë pallatit presidencial vrau tetë persona, përfshirë këshilltarin e kryeministrit për gratë dhe të drejtat e njeriut, Hibaq Abukar.

Njëmbëdhjetë ditë më parë, nëntë persona, shumica prej të cilëve anëtarë të forcave të sigurisë të Somalisë, vdiqën në një shpërthim pranë një postblloku në Mogadishu.

Al-Shabaab kontrollonte kryeqytetin deri në vitin 2011, kur u “shty” nga trupat e AMISOM-it, por ende mban territor në zona rurale dhe kryen sulme të shpeshta kundër objektivave qeveritare dhe civile në Mogadishu dhe rajone të tjera. /AFP/

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.