Sllovakia shpall kufizimet për të pavaksinuarit nga Covid-19

Sllovakia njoftoi sot vendosjen e kufizimeve për personat e pavaksinuar kundër COVID-19, ndërsa vendi i Evropës Qendrore po përballet me një nga normat më të larta të incidencës në botë.

“Ne kemi zgjedhur kufizimin e rreptë të personave të pavaksinuar, sepse duhet t’i mbrojmë ata”, tha kryeministri Eduard Heger për transmetuesin publik RTVS.

Sipas rregullores së re, të pavaksinuarit nuk lejohen më të hyjnë në biznese jothelbësore, edhe me një test negativ për COVID-19.

Heger tha, gjithashtu, se do t’i propozonte qeverisë një plan vaksinimi të detyrueshëm për të moshuarit.

Sllovakia ka shkallën e katërt më të lartë të incidencës në botë, me 917 raste të reja COVID-19 për 100 000 banorë në shtatë ditët e fundit, pas Sllovenisë, Austrisë dhe Republikës Çeke fqinje.

Vetëm 45,7 për qind e 5,4 milionë sllovakëve janë të vaksinuar, që është një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Bashkimin Evropian.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.