Siçili/ Hetohet Shëndetësia, zbutën rastet e Covid-19 që të mos bëheshin “zonë e kuqe”

Shefi shëndetësor i Siçilisë është nën hetim dhe disa njerëz të tjerë janë vënë në arrest shtëpiak për akuzat se rajoni “sheqerosi” të dhënat për Covid-19 në mënyrë që të mos kategorizoheshin në “zonën e kuqe” me rrezik të lartë.

Ata që janë në arrest shtëpie punojnë për një njësi të departamentit shëndetësor siçilian, thanë burimet për agjencinë e lajmeve “Ansa”.

Këshilltari shëndetësor i rajonit, Ruggero Razza, dyshohet të jetë “pjesërisht i përfshirë” në pretendimin e ndryshimit të numrit të infeksioneve Covid-19 dhe testeve të kryera dërguar Institutit të Lartë të Shëndetit midis nëntorit dhe marsit.

Hetimi po shqyrton gjithashtu nëse janë manipuluar shifrat për vdekjet nga koronavirusi dhe pranimet e kujdesit intensiv.

Siçilia aktualisht është në zonën portokalli me më pak kufizime. Presidenti i rajonit, Nello Musumeci, tha se ishte i befasuar nga hetimi pasi rajoni kishte kërkuar të klasifikohej në zonën e kuqe.

“Unë personalisht i kërkova qeverisë kombëtare për dy javë zonë të kuqe, së bashku me Razza, kur e gjithë Italia po bënte gjithçka që ishte e mundur për të qëndruar një zonë portokalli”,- i tha Musumeci televizionit La7. “Kjo është arsyeja pse unë ndihem i qetë tani.”

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.