Shtohen rastet në Itali e Greqi, EMA: Cili është efekti i vaksinave tek “Delta”

Vaksinat janë efektive ndaj variantit “Delta” të koronavirusit, por me shumë mundësi do të duhen doza ekstra. Ky është qëndrimi që ka mbajtur Agjencia Evropiane e Barnave sa i përket shqetësimeve në rritje për praninë e mutacionit indian të virusit.

Drejtuesja ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke shtoi gjithashtu se rëndësia e variantit “Delta” do të rritet, për sa i përket difuzionit në Evropë.

Sipas raportimeve, në Itali ku variant është duke u rritur me një përqindje prej 16.8 për qind ndërsa më i përhapuri mbetet Alfa me 74.92%. Rritje të rasteve me këtë variant po vërehet edhe në Greqinë fqinje.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.