Shtëpia përfshihet nga flakët, humbin jetën fëmijët 3 dhe 7 vjeç (Foto)

Dy fëmijë humbën jetën për shkak të flakëve që përpinë shtëpinë e tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë të Londrës të enjten, ku mediat britanike raportojnë se viktimat ishin një djalë 3 vjeç dhe një vajzë 7 vjeçe.

Një grua 35-vjeçare, që mendohet të jetë nëna e fëmijëve, u dërgua në spital me dëmtime të rënda.

Ajo ka thyer kockat, pasi u hodh nga dritarja për t’iu shpëtuar flakëve. Ndërsa bashkëshorti pësoi lëndime të lehta. Ai u përpoq të shpëtonte fëmijët, por pa mundur t’ia dalë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.