Shqiptarja e mitur plagos me thikë dy vajza greke, sherr për të dashurin

Një sherr i pazakontë mes 7 vajzash të mitura ka ndodhur në qendër të Athinës.

Vajzat kishin një takim dhe më pas debatuan për të dashurit, ku sherri ka degraduar në përdorimin e thikave.

Mes vajzave ka qenë dhe një 15-vjeçare shqiptare, e cila ka plagosur dy të mitura me thikë dhe është arrestuar nga Policia.

Një prej të plagosurave është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në kirurgji për operacion.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.