Shqiptari që po sfidon italianët me pica napoletane…

Jeta është plot sfida dhe shpesh ajo çfarë planifikojmë për të ardhmen na sjell një tjetër mundësi ku gjejmë veten. Këtë mund ta themi dhe për Ilir Avdullain, të riun nga Fieri që sot është ndër të rinjtë më të suksesshëm e që sfidon dhe vetë napolitanët me picat e tij.

Iliri shkoi në Itali pranë të vëllait ku dhe vijoi studimet për ekonomik. Por fati kishte rezervuar tjetër gjë për të. Bashkë me të vëllain, Julin, hapën një restorant në Friuli Venezia Giulia dhe ai braktisi studimet për t’iu përkushtuar punës së tij në restorant.

Ishte viti 2005, kur në vend të lapsit e letrës së llogarive, për duart e Ilirit pasioni u bë tashmë brumi i picës dhe përbërësit e tij. Dikur dikush i tha se çfarë e bënte të veçantë picën e tij nga të tjerët, e kështu le të themi se nisi dhe artin e picës, atë të veçantisë së brumit dhe përbërësve të fushës për t’i dhënë picës së tij napolitane dhe aromë Shqipërie.

Sot, ai dhe restoranti i tij konkurron në Akademinë Kombëtare Pizza DOC ku sfidon dhe vetë napoletanët me “artin” e tij. /A2

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.