Shqiptarët sulmojnë policinë në mes të Athinës, hedhin nga motori efektivin grek

Katër ditë më parë, dy shqiptarë ranë në prangat e policisë greke, pasi kishin vjedhur një makinë dhe po tentonin të grabisnin edhe një dyqan celularësh në Athinë.

Autorët, me origjinë shqiptare, pasi pikasën policinë, filluan të sulmonin këtë të fundit për të shmangur arrestimin.

Një prej autorëve, shtyu me forcë një efektiv policie, duke e rrëzuar atë nga motori dhe duke i rrezikuar jetën.

Ndjekja e shqiptarëve zgjati më shumë se 20 minuta, të cilët në fund u prangosën. Efektivi që arrestoi shqiptarët u shpreh we: “Njëri prej tyre hodhi kolegun tim nga motori, desh i mori jetën”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.