‘Top secret’/ Shqiptarët shqetësojnë britanikët

Dyzet për qind e emigrantëve të kanalit me Francës dhe Britanisë së Madhe janë nga Shqipëria, sipas një raporti sekret të inteligjencës ushtarake, zbulon Daily Mail.

Gjithsej, 1075 shqiptarë kaluan Kanalin me varka të vogla, të organizuara nga bandat e trafikimit të njerëzve, gjatë një periudhe 6-javore këtë verë.

Vitin e kaluar, 757 shqiptarë kaluan Kanalin.

Bandat shqiptare thuhet se po blejnë varka të mëdha me fryrje nga fabrikat kineze dhe po i përshtasin ato, duke u kërkuar firmave kineze t’i bëjnë më të mëdha për të çuar më shumë emigrantë në bord.

Ekspertët besojnë se, kalimet po nxiten nga mediat sociale, me kontrabandistët që reklamojnë shërbimet e tyre në TikTok dhe paguajnë deri në 5,500 paund për person.

Një oficer ndërlidhës i policisë shqiptare do të vendoset në Dover për të ndihmuar në trajtimin e problemit në rritje, por raportohet se ka mungesë të përkthyesve shqiptarë për të ndihmuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.