Shqipëria, drejt anëtarësimit në KS, Xhaçka: Moment historik

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme në Nju Jork, ku po votohet për 5 shtetet e reja që do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Mes vendeve për të cilët do të votohet është edhe Shqipëria.

“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për një moment historik të marrëdhënieve 65-vjeçare të Shqipërisë me OKB: votimi si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme”, shkruan Xhaçka, bashkëngjitur videos së publikuar.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka hedhur votën e Shqipërisë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.