Shpërthim i fuqishëm/ Reja gjigante e tymit mbulon cisternën e naftës

Në Arabinë Saudite, në afërsi të Portit të Jeddah ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Sikurse bëhet me dije nga mediat e huaja, shpërthimi ndodhi në bordin e një çisterne nafte, në pronësi të një biznesmeni nga Singapori. Ky i fundit deklaroi se shpërthimi, i ndjekur nga disa zjarre, ishte me “origjinë të jashtme”.

Nga ana e tyre, autoritetet saudite nuk e konfirmuan menjëherë shpërthimin që ndodhi të dielën para portit kryesor në Detin e Kuq dhe qendrës së shpërndarjes së gjigantit saudit të naftës “Aramco”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.