Shkencëtari: Vaksina e Pfizer ka efekte anësore mesatare, ja sa zgjasin
Profesori Munir Pirmohamed, një nga shkencëtarët të përfshirë në prodhimin e vaksinës kundër COVID, deklaroi në konferencën e parë zyrtare të prezantimit të të dhënave për vaksinën e Pfizer, se siguria e vaksinës është njësoj si me prodhimet e tjera për sëmundjet e tjera.
Shumica e efekteve anësore janë shumë mesatare dhe zgjasin vetëm një ditë, ose gjysmë dite tha ai.
Ai shtoi se me rëndësi është mbikqyrja e qytetarëve pas vaksinimit dhe monitorimi i tyre, por nuk kërkohet asnjë test para marrjes së vaksinës.
Kujtojmë që Britania e Madhe është shteti i parë i cili aprovoi këtë vaksinë dhe do të nisë javën e ardhshme procesin e vaksinimit.
Sorry, the comment form is closed at this time.