Sherr për vënien e maskës me stjuardesën, 50-vjeçarja rrezikon 20 vite burg

Një grua nga Teksasi rrezikon të përballet me 20 vite burg pas sherrit me një stjuardesë për shkak të mbajtjes së maskës. 

Mediat e huaja shkruajnë se Debby Dutton 50-vjeç dyshohet se ka sulmuar një stjuardesë gjatë një fluturimi të ‘United Airlines’ nga Alaska në San Francisko më 29 qershor.

Gjatë fluturimit, një stjuardesë vuri re se burrit të 50-vjeçares Dutton, i cili ishte në gjumë i kishte rënë maska nga fytyra. Stjuardesa e zgjoi për t’i thënë që të vendoste përsëri maskën përpara se avioni të ulej, por Dutton nuk reagoi mirë pasi i preku burrin.

E irrituar 50-vjeçarja i ka bërtitur asaj se “nuk ke pse e prek burrin tim, pse e zgjon atë”. Më pas ajo e ka shtyrë dhe janë përplasur edhe fizikisht me njëra-tjetrën. Për pasojë stuardesa u lëndua fzikisht. Dutton është akuzuar për sulm, kërcënim ose frikësim të anëtarëve të ekuipazhit të fluturimit ose stjuardesat. Kjo akuzë mbart një dënim maksimal të mundshëm prej 20 vitesh pas hekurave dhe një gjobë.

Aktualisht ekziston një urhdër federal për përdorimin e maskave në të gjithë SHBA, i cili është i zbatueshëm për të gjitha linjat ajrore dhe aeroportet në mbarë vendin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.