Bie helikopteri, 6 të vdekur në SHBA

Një helikopter është rrëzuar mbrëmjen e 22 qershorit në Virxhinia të SHBA-ve.

Sipas mediave lokale, nga rrëzimi i helikopterit kanë ndërruar jetë gjashtë personat që ishin në bord.

Shërbimi i Emergjencave të Qarkut Logan, ku u rrëzua helikopteri Bell UH-1B, shkroi në një postim në “Facebook” se rruga ajrore 17 në zonë ishte mbyllur për shkak të rrëzimit të avionit.

Ray Bryant, shefi i shërbimeve të urgjencës në Logan, tha se 6 personat që ndodheshin në bordin e helikopterit vdiqën.

Shkaku i aksidentit nuk është zbardhur ende.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.