SHBA, pranë zbulimit identiteti i krijuesit të Bitcoin
Identiteti i krijuesit të Bitcoin ka qenë një mister prej vitesh, por SHBA mund të jetë afër zbulimit të ‘Satoshi Nakamoto’. Misteri për Satoshi Nakamoto, krijuesi i panjohur i Bitcoin, mund të zgjidhet me një gjyq në Florida.
Familja e një njeriu të vdekur në fakt ka paditur ish-partnerin e tij të biznesit për kontrollin e aseteve të aleancës së tyre, një thesar prej 64 miliardë dollarësh.
Familja e Kleiman dëshiron të provojë se ai dhe partneri i tij Craig Wright janë në të vërtetë Satoshi Nakamoto.
Monedha e njohur Bitcoin ka përjetuar një rritje ‘të frikshme’ së fundmi duke arritur shifrën e rreth 68 mijë dollarëve dhe është kriptomonedha me vlerën më të lartë në tregun e valutave virtuale.
Sorry, the comment form is closed at this time.