SHBA/ Po priste autobusin e shkollës, vritet një adoleshent

Dy adoleshentë janë qëlluar me armë zjarri në Amerikë në momentin që po prisnin autobusin e shkollës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një prej tyre ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Louisville në Kentucky.

Fëmijët ishin duke pritur në një ndalesë në lagjen Russell rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale kur një makinë që kalonte hapi zjarr mbi ta.

Një djalë u vra ndërsa një tjetër është plagosur fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.