SHBA nis vaksinimin e popullatës ndaj COVID-19/ Kjo infermiere është e para që merr dozën e Pfizer

Pas Britanisë së Madhe dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, SHBA-ja është vendi i tretë në botë që ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë.

Sipas mediave të huaja, e para që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit ka qenë një infermiere e quajtur Sandra Lindsay, e cila punon në kujdesin intensiv në Long Island Jewish Medical Center, New York.

Infermierja mori dozën e parë të vaksinës Pfizer në 9:00 me orën lokale.

“U bë vaksina e parë kundër Covid-19. Urime SHBA-së! Urime botës!’, ka shkruar në Twitter presidenti Donald Trump.

“Shpresoj se kjo shënon fillimin e fundit të një periudhe të dhimbshme në historinë tonë,” komentoi infermierja pasi bëri vaksinën.

Vaksina Pfizer mbërriti ditën e djeshme në SHBA dhe ka filluar shpërndarjen sot. Gjiganti farmaceutik tha se në dërgesat e para do të shpërndahen tre milion doza në 64 shtete të SHBA-së dhe qytetet kryesore, si dhe pesë agjenci federale.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.