SHBA dhe BE angazhohen për sigurinë energjetike në Ballkan

Tensionet me Rusinë dhe pasojat që ato mund të kenë edhe mbi furnizimin me energji apo dhe koston e saj, po shndërrohen ngadalë në një prioriret gjeostrategjik.

Në Uashington po zhvillohet takimi i Këshillit të përbashkët të Energjisë BE-SHBA me përfaqësues të administratës Biden dhe asaj të bllokut evropian.

Të pranishëm në mbledhje janë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Sekretarja amerikane për Energjinë, Jennifer Granholm, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, komisionarja evropiane për Energji, Kadri Simson dhe përfaqësues të tjerë nga të dyja palët.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tregoi se qëllimi i takimit është bashkëpunimi për të zvogëluar varësinë nga Rusia përsa i takon furnizimit të Evropës me energji.

Temë diskutimi është dhe siguria e furnizimit me energji e Ballkanit Perëndimor dhe integrimi energjetik i rajonit me BE-në do të jenë temë diskutimi në takimin e Këshillit BE-SHBA.

Në draft-deklaratën që pritet të miratohet, një pjesë e zë edhe pjesa për Ballkanin Perëndimor.

“Këshilli përsërit rëndësinë e ndërtimit të një sistemi konkurrues, transparent dhe të integruar energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe tregjet e asociuara, reformat e rregullatorëve në përputhje me politikën e zgjerimit dhe obligimet nga Traktati i Komunitetit të Energjisë”, thuhet më tej në draft-deklaratë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.