SHBA, 3 gra qëllohen me armë në sallonin e flokëve

Një sulmues që ende është në kërkim nga policia ka hyrë mbrëmë në një sallon flokësh në Dallas, SHBA dhe ka qëlluar ndaj tre grave që ndodheshin aty.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë më shumë biznese qytetarësh me origjinë aziatike.

I dyshuari i paidentifikuar kishte ndaluar një furgon në ngjyrë të errët, hyri në dyqan dhe nisi të bërtiste në mënyrë të pakuptueshme para se të hapte zjarr.

Ai kishte qëlluar të paktën katër herë dhe goditi në gjymtyrë tre viktimat, që ishin pronarja e sallonit, një punonjëse dhe një kliente, para se të largohej përsëri me automjetin e tij, raporton policia.

Policia e Dallas përshkruante sulmuesin si njeri me ngjyrë, rreth 1.70 të gjatë, me flokë me onde dhe mjekër.

Gratë e plagosura, të treja me origjinë koreane pritet të mbijetojnë, shkruanin burimet.

Motivi i krimit është ende i panjohur por policia tha se nuk kishte prova se ishte një krim “urrejtjeje”.

Sulmi vjen gati një vit pas një serie të ngjashme mësymjesh në disa sallone masazhi në Atlanta, ku mbetën të vdekur tetë njerëz, gjashtë prej të cilëve ishin gra me origjinë aziatike.

Asokohe Robert Aaron Long pranoi krimin dhe u dërgua me burgim të përjetshëm.

Policia po bën apel për informacione për sulmin e djeshëm.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.