Seanca për Navalny-n, arrestohen 100 protestues pranë gjykatës
Një gjykatë në Moskë pritet të marrë vendimin në lidhje me disidentin rus, Alexei Navalny.
Kritiku i Kremlinit mund të përballet me dy vite e gjysmë burg, për shkak të organizimit të protestave në të gjithë vendin, ndërsa 44-vjeçari i quan akuzat mashtrime.
Grupi rus i monitorimit OVD-Info njoftoi se 112 persona janë arrestuar pranë gjykatës të martën, e cila është e rrethuar nga shumë policë.
Navalny akuzon Putin për korrupsion dhe së fundmi publikoi një video në YouTube duke shfaqur një pallat luksoz pranë Detit të Zi, i cili siç pretendoi ai, ishte një dhuratë e miliarderëve rusë për presidentin.
Sorry, the comment form is closed at this time.