Sapo ishte vaksinuar/ Stilisti 32-vjeçar vdes në rrethana misterioze

Një stilist grek është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij, nga shoqja e ngushtë.

Stilisti 32-vjeçar Nassos Katris nuk u ishte përgjigjur telefonatave të familjes për afro 24 orë, e për këtë arsye, prindërit ishin të shqetësuar.

Duke iu referuar këtyre shqetësimeve, mikesha e tij, Athena Vaticanou, gjithashtu stiliste, shkoi në shtëpinë e të riut, kur e gjeti atë të vdekur.

Sipas raportimeve, të hënën, ai sapo kishte marrë vaksinën “AstraZeneca”.

Unë e gjeta atë të vdekur në banesën e tij, mbrëmë. Ambulanca e mori trupin e tij. Na thanë se ka shumë të ngjarë që vdekja e tij të kishte lidhje me ndonjë efekt anësor të vaksinës. Nasos bëri vaksinën të hënën në mesditë në orën 16.00 dhe u kthye në shtëpi. Ishte mire.

Ai hëngri me një mik dhe pastaj shkoi të flinte. Ajo që mësuam është se ai ka vjellë, e ka nxjerrë.

Telefoni i tij u gjet në anën tjetër të shtratit. Njeriu që jeton vetëm poshtë tij, dëgjoi zëra dhe zhurma rreth orës 6 të pasdites, por nuk i kushtoi vëmendje sepse siç na tha ai nuk donte ta shqetësonte. Mjekët na thanë që pas autopsisë ata do të ishin në gjendje të mësonin më shumë për atë që i shkaktoi vdekjen papritur stilistit”, tha shoqja e tij.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.