Salah rinovon me Liverpool, bëhet futbollisti më i paguar në historinë e klubit

Liverpool ka gjetur marrëvesjen me Mohamed Salah për të zgjatu bashkëpunimin në Anfild. Sulmuesi egjiptian ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare , nga e cila do të arkëtojë më shumë se 350 mijë sterlina në javë – duke u bërë kështu lojtarin më i paguar në historinë e klubit.

Salah kishte vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij të mëparshme dhe kishte dyshime nëse ai do të qëndronte.

“Ndihem mirë dhe jam i emocionuar për të fituar trofe me klubin. Është një ditë e lumtur për të gjithë. Mendoj se duhet pak kohë për të rinovuar, por tani gjithçka është bërë, kështu që ne vetëm duhet të përqendrohemi në atë që do të vijë më pas. Sezonin e kaluar ishim afër të fitonim katër trofe, por fatkeqësisht në javën e fundit të sezonit humbëm dy trofe.  Mendoj se jemi në një pozicion të mirë për të luftuar për gjithçka. Kemi edhe nënshkrime të reja. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të kemi një vizion të mirë, të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë përsëri për gjithçka”, tha Salah për faqen e Liverpool.

Liverpool përfundoi një marrëveshje për Salah nga AS Roma në qershor 2017 dhe egjiptiani pati një ndikim të menjëhershëm, duke shënuar 44 gola në të gjitha garat në sezonin e tij debutues.

Pas pesë vitesh me Liverpool, egjiptiani do të zgjasë qëndrimin në Anfield që deri më tani ka shënuar 156 gola dhe ka dhënë 58 asiste në 254 paraqitje. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.