Sakrificat gjatë pandemisë, kompania dërgon punonjësit në Ishujt Kanarie

Një firmë rekrutimi punonjësish në Kardif ka dërguar 55 punonjësit e saj me pushime në ishujt Kanarie si shenjë falënderimi për sakrificat e tyre gjatë pandemisë.

Sipas kompanisë viti 2020 ishte viti i saj më i vështirë, ndërsa 2021 ishte viti më fitimprurës.

Pushimet katërditore për të gjithë punonjësit do të kushtojnë 100 000 sterlina.

“Stafi ynë ka nisur një udhëtim… peripecitë nga puna në distancë gjatë pandemisë ishin të mëdha,kështu që ne thjesht donim t’i përqafonim dhe falënderonim në këtë mënyrë të gjithë ata për sakrificat e dy viteve të fundit”, deklaroi shefi komercial Pavan Arora.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.