Rusia pretendon se ka shkatërruar dërgesën e armëve perëndimore

Rusia thotë se ka shkatërruar një ngarkesë të madhe armësh të dërguara nga vendet perëndimore për të ndihmuar Ukrainën, sipas BBC.

Dërgesa e armëve u hodh në erë pranë një stacioni hekurudhor në rajonin verior Zhytomyr, në perëndim të Kievit, duke përdorur raketa të lëshuara nga deti, citohet të ketë thënë ministria ruse e mbrojtjes, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Ministria tha se armët ishin të destinuara për të furnzizuar forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit. Gjithashtu Rusia thuhet se ka sulmuar një bazë stërvitore për forcat e operacioneve speciale ukrainase, si dhe objektet e magazinimit të karburantit pranë qytetit port jugor të Odesa-s.

BBC mund të verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.