Rusia premton furnizim të ri me gaz natyror në tregun evropian

Rusia së fundmi ka bërë me dije se pritet që pas krijimit të stokut të saj do të rifillojë shitjen e gazit në treg, ku pritet që të ketë një ndikim në tregjet ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak deklaroi në mënyrë specifike se Rusia mund të rifillojë shitjet e gazit pas përfundimit të rezervave të saj.

Mediat e huaja bëjnë  me dije se ai nuk specifikoi sa shpejt ose në çfarë sasie mund të ndodhin këto shitje, por qeveria ruse ka deklaruar se synon të vazhdojë mbushjen e tankeve të saj deri më 1 nëntor.

Vërejtjet e tij vijnë mes presionit nga Moska për të rritur furnizimin me gaz në Evropë, ku çmimet janë rritur. Zyrtari rus shtoi se prodhimi i gazit i Rusisë është në potencialin e tij maksimal dhe se për tetorin mesatarisht 9.8 milion fuçi në ditë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.