Rusia bojkoton çmimet “Oscar”, kinematografët në mbështetje të Putinit 

Rusia nuk do të paraqesë asnjë kandidaturë për kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar të “Oscars” këtë vit.

Lajmin e bëri të ditur Akademia Ruse përmes një deklarate duke thënë se: “Presidiumi i Akademisë së Filmit të Rusisë ka vendosur të mos nominojë një film kombëtar për çmimin Oscar të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit në vitin 2022”.

Pavel Chukhray, kryetari i komitetit rus të “Oscar”, dha dorëheqjen më 20 shtator në shenjë proteste ndaj bojkotit.

Ai u shpreh se vendimi për të mos dorëzuar një film në Oscar ishte “ilegal” dhe “i marrë pas shpinës së tij”. “Udhëheqja e Akademisë vendosi në mënyrë të njëanshme të mos nominojë një film rus për nominimin për Oscar”, tha Pavel.

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Rusia ka fituar një herë “Oscar” në 1994 me “Burnt By The Sun” të Nikita Mikhalkov dhe është nominuar gjashtë herë të tjera.

Mikhalkov, i cili drejton Unionin e Kinematografëve Rusë, ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin rus Vladimir Putin dhe së fundmi kundërshtoi pjesëmarrjen e vendit në Çmimet e Akademisë.

“Më duket se zgjedhja e një filmi që do të përfaqësojë Rusinë në një vend, i cili aktualisht mohon ekzistencën e Rusisë, thjesht nuk ka kuptim”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.