Rusia akuzon BE: Furnizimet me armë për Ukrainën, sjellje armiqësore

Kremlini ka akuzuar këtë të hënë Bashkimin Europian për mbështetjen ndaj Ukrainës, duke u shprehur se furnizimet me armë janë të rrezikshme dhe destabilizuese për vendin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se BE pati sjellje armiqësore, ndërsa Rusia sipas tij, ka të drejtë në përpjekjet për të çmilitarizuar Ukrainën.

Peskov nuk pranoi të komentojë lidhur me numrin e viktimave që kanë pësuar forcat ruse, apo për udhëzimet e presidentit Vladimir Putin për forcat e parandalimit bërthamor.

Perëndimi ka rritur furnizimet me armë për Ukrainën për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër një pushtimi rus që Moska e quan një “operacion special ushtarak” që synon mbrojtjen e civilëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.