Rumani, dy persona humbën jetën prej flakëve që përfshinë një spital

Një spital COVID është përfshirë nga flakët në Rumani, duke shkaktuar të paktën 2 viktima dhe 1 të plagosur.

E plagosura është identifikuar si një infermiere, e cila ka pësuar djegie në 40% të trupit të saj dhe është dërguar për mjekim të specializuar në një spital në Bukuresht. Autoritetet tanimë janë duke hetuar për shkakun e zjarrit. Sipas drejtorit të spitalit, instalimet elektrike janë rinovuar vitin e kaluar, ndërsa së fundmi është kontrolluar edhe sistemi i furnizimit me oksigjen.

Zjarri shpërtheu në një kohë kur vendi po përballet me mungesë shtretërish në repartet e kujdesit intensiv, teksa vala e katërt e epidemisë së Covid-19 ka përfshirë vendin. Në tetor, një zjarr në një spital të Konstancës shkaktoi 7 viktima.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.