Rrëzohet avioni ushtarak grek, humb jetën 32-vjeçari. Dyshohet se është shqiptar
Në afërsi të Kozanit është gjetur i pajetë 32-vjeçari Amar Ibrahimi, pjesë e forcave të ushtrisë greke.
Mësohet se i riu humbi jetën pasi avioni i tij u rrëzua një ditë më parë në malet e Zagorisë.
32-vjeçari dyshohet se është me origjinë shqiptare.
Pritet ndërhyrja e forcave të tjera të ushtrisë për të nxjerrë edhe mbetjet e avionit që ishte stërvitor dhe përdorej nga baza ushtarake e Kozanit.
Sorry, the comment form is closed at this time.