Roth: Shpresoj që BE t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat

“Unë me të vërtetë shpresoj që Bashkimi Evropian t’i japë Ukrainës statusin e kandidatit që do t’u japë shpresë qytetarëve të Ukrainës”.

Kështu deklaroi kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, Michael Roth, në takimin me gazetarët gjatë vizitës së tij në Romë.

“Jam i irrituar nga debati për armëpushimin në Ukrainë. Një armëpushim nuk mjafton, ai duhet të shoqërohet me tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina. Ukraina duhet të fitojë dhe do ta fitojë këtë luftë. Kjo do të thotë se Rusia do të duhet të respektojë territorialitetin dhe integritetin e këtij vendi dhe fakti që ka mundësi të bëhet anëtar i BE-së”, tha Roth.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.