Nga hapësira, Richard Branson ka një mesazhpër të gjithë të rinjtë

Miliarderi Richard Branson, i cili dje realizoi udhëtimin e tij të parë në hapësirë me anijen e kompanisë së tij “Virgin Galactic”, është bërë kryetemë e mediave botërore.

Ai, së bashku me katër anëtarë tjerë të ekuipazhit, u nis dje nga toka drejt hapësirës, për të realizuar udhëtimin e tij të shumëpërfolur.

Nga hapësira ai filmoi veten dhe publikoi një video-mesazh për të gjithë e në veçanti për ata që kanë ëndrra dhe në jetën e tyre synojnë t’i bëjnë realitet.

Nga vendi me gravitet zero, Branson iu drejtua adhuruesve të tij duke thënë se tani nuk është i pamundur udhëtimi në hapësirë, madje tha se si fëmijë kishte pasur gjithmonë një ëndërr.

“Përshëndetje fëmijë. Kam qenë një fëmijë me ëndërrën që t’i shoh yjet. Tani si i rritur, madje me disa të rritur po e shikoj tokën tonë të bukur. Një mesazh për gjeneratat e ardhshme, nëse ne mundemi ta bëjmë, imagjinoni çfarë mund të bëni ju”, tha Branson.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.