“Time” i vë kryqin vitit 2020… për arsyen që të gjithë biem dakord. Zbuloni mbishkrimin!
Botimi i ardhshëm i revistës së përjavshme amerikane “Time” ka një kopertinë që duket se të gjithë gjejnë veten. Kopertina tregon vitin 2020, të cilit i është vënë një kryq i kuq me mbishkrimin “viti më i keq”.
Ndërkohë, shenja “X” është simbolike, sepse “Time” e ka përdorur atë në vetëm katër raste të tjera.
Vdekja e Adolf Hitlerit ishte e para. E dyta ishte për Saddam Hussein në vitin 2003, në fillimin e luftës në Irak. I treti, në 2006-n kur SHBA vrau udhëheqësin e Al-Kaedës në Irak, Abu Mousab al-Zarqawi dhe vrasja e Osama bin Laden në vitin 2011 ishte hera e fundit që u përdor kryqi i kuq.
“Kjo është historia e një viti që nuk do të doni ta shihni më kurrë”, hapet artikulli nga kritikja e filmit Stephanie Zacharek, në numrin që do të dalë më 14 dhjetor.
Sorry, the comment form is closed at this time.