ITALI/ Rëndohet gjendja, 2 milionë të infektuar. Qeveria, dy skenarë për festat
Bilanci i sotëm italian për pandeminë flet për 18236 raste të reja infektimesh, në rritje nga dita e djeshme ku ishin 17572, ndërkohë që mbetet stabël, por i lartë ai i viktimave, sot 683, tre më shumë se 24 orë më parë.
Viktimat totale arrijnë në 67220, ndërkohë që rastet po i afrohen me ritme të larta 2 milionë të infektuarve. Veneto është shndërruar prej ditësh në rajonin më të goditur, sot me 4402 raste, e ndjekur nga Lombardia me 2730 dhe Emilia Romanja me 1667.
Ndërkaq, dy janë skenarët e mundshme për festat, ende në shqyrtim nga qeveria. Mundësia e parë është ajo e një zone të kuqe kombëtare gjatë fundjavave dhe ditëve të pushimit , nga 24 dhjetori deri në 3 janar.
Mundësia e dytë, me radikale, ajo e karantinës totale nga 24 dhjetori deri në 6 janar. Në të dy mundësitë, festat e këtij viti italianët do t’i kalojnë secili në shtëpinë e tij.
Sorry, the comment form is closed at this time.