Rekord viktimash nga COVID-19 në SHBA

Në 24 orët e fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë regjistruar 2,733 viktima nga Covid-19, ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në gati 200,000. Më shumë se 100,000 persona të infektuar janë nëpër spitale në SHBA. Robert Redfield, udhëheqës i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka theksuar se më e keqja nuk ka ndodhur ende.
“Realiteti është se dhjetori, janari dhe shkurti do të jenë periudha të vështira. Unë në fakt besoj se ato do të jenë kohërat më të vështira në historinë e shëndetit publik të këtij kombi”, ka thënë Redfield gjatë një bisede me Fondacionin amerikan të Tregtisë.
Ai ka paralajmëruar, se numri i të vdekurve në SHBA, deri në muajin shkurt, mund të arrijë në 450,000, në krahasim me numrin e viktimave që janë regjistruar deri më tani. Përkeqësimi i numrit të të infektuarve ka ardhur pas Festës së Falënderimeve, kur miliona amerikanë kanë anashkaluar paralajmërimet për të shmangur udhëtimet dhe organizimet e mëdha. Periudha e festave pritet të rëndojë edhe më shumë situatën sipas zyrtarëve shëndetësorë, duke qënë qe jemi në prag të Festës së Krishtlindjes dhe atë të Vitit të Ri.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.