Rekord viktimash në Rusi, 1.195 të vdekur në 24 orë

Situata e Covid-19 në Rusi shfaqet tejet e rënduar. Në 24 orët e fundit raportohet se janë shënuar 1.195 vdekje, ndërsa numri i rasteve të reja ditore në Rusi u rrit me 40.217, në një total prej 8.67 milionë.

Aktualisht janë 953.239 raste aktive me COVID-19 në vend. Në të gjithë Rusinë më 28 tetor filloi një javë jo pune, si masë kundër pandemisë së COVID-19. Autoritetet besojnë se niveli i ulët i vaksinimit është një nga arsyet kryesore për rritjen e numrit të rasteve dhe vdekjeve. Pak më shumë se një e treta e afro 146 milionë njerëzve të vendit janë vaksinuar plotësisht.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.