Reklama e pazakontë e zyrës funerale: Mos u vaksino, shihemi së shpejti

Një reklamë e pazakontë dhe e fshehtë tërhoqi jo pak vëmendjen e mijëra njerëzve pranë një stadiumi në qytetin Charlotte të Karolinës së Veriut, në SHBA.

‘Mos u vaksinoni’ lexohej në kamionin e zi të një agjencie funerale, ku poshtë mesazhit ishte shkruar faqja në internet e agjencisë funerale ‘Wilmore’.

Ndërsa njerëzit nxituan të vizitonin faqen në internet, ata zbuluan se shtëpia e varrimit e përmendur në kamion nuk ekzistonte dhe përkundrazi gjetën këtë mesazh: ‘Vaksinohu tani. Nëse jo, shihemi së shpejti’.

Në një kohë kur në SHBA ka ende ngurrim për marrjen e vaksinës kundër koronavirusit, shumë njerëz po përpiqen të gjejnë mënyra të zgjuara për t’u mbushur mendjen bashkëkombësve të tyre që të vaksinohen.

Deri tani, vetëm 54,7% e popullsisë totale amerikane është e vaksinuar plotësisht.

Qyteti Charlotte ka më pak se gjysmën e popullsisë së tij të vaksinuar plotësisht. Drejtori i agjencisë së reklamave, David Oakley, tha se atij i duhej diçka jashtë normales për t’i bindur njerëzit të vaksinoheshin.

‘Donim të bënim diçka, për ta parë problemin nga një tjetër këndvështrim, që mund t’i shokojë njerëzit nëse e mendojnë’, tha ai.

“Unë besoj që edhe nëse vetëm një person vaksinohet për shkak të asaj tabele, unë i jap një sukses të madh. Vetëm një person, do të më vlejë”, shtoi Oakley.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.