Refuzoi ritualin/ Kreu i “shtrigave” dënohet më vdekje për copëtimin e 24-vjeçares

Aubrey Trail është dënuar me vdekje për vrasjen e një gruaje në 2017, e cila kishte refuzuar ritualin seksual.


Mediat e huaja raportojnë se Aubrey Trail dhe e dashura e tij Bailey Boswell kishin planifikuar të vrisnin dikë, përpara se të njiheshin me 24-vjeçaren Sydney Loofe në një rrjet njohjesh të reja.

Vrasësi gjatë marrjes në pyetje tha se Loofe u mbyt gjatë një fantazie seksuale. Më vonë Trail pranoi vrasjen e Loofe, duke thënë se ai dhe Boswell e joshën atë në banesën e tij për ta përfshirë në stilin e tyre të jetës kriminale, por që Loofe nuk reagoi mirë. Ai tha se e vrau atë sepse kishte frikë se ajo do të informonte njerëzit për aktivitetet e tyre.

Loofe u zhduk pasi shkoi në një takim me Boswell, derisa trupi iu gjet i prerë në 14 copa dhe i hedhur në koshë mbeturinash, së bashku me lodra seksi, një qafore qeni dhe një “kostum plastik për sauna”.

Ndërkohë në seancën gjyqësore ditën e hënë një dëshmitare 22-vjeçare ka treguar se si u përfshi në grupin e Aubrey Trail dhe bashkëpuntores së tij Bailey Boswell rreth gjashtë muaj para vdekjes së Loofe. Ajo e cilësoi 55-vjeçarin si një “vampir” që udhëheq një “kult shtrigash”, i cili përbëhet nga 13 gra me në krye Boswell si “Shtriga Mbretëreshë”.

Agjenti i FBI Mike Maseth dëshmoi gjithashtu se gjatë një interviste me policinë, Trail u ndje i shqetësuar për të folur në një dhomë në pranin e një aparati fotografik. Trail u kërkoi agjentëve të shkonin me të në banjë, ku ai u pëshpëriti në veshët e tyre: Shtrigat vrasin, shtrigat vrasin, një jetë për një jetë dhe ata fitojnë më shumë pushtet kur vrasin.

Dëshmitë e tjera u përqendruan në shumë intervista që Trail kishte me policinë në muajt pas vdekjes së Loofe. Ndërsa rasti i Boswell do të dëgjohet dhe në një panel me tre gjykatës për të vendosur nëse edhe ajo duhet të marrë dënimin me vdekje.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.