Raporti italian: ‘Ndragheta’ dhe kriminelët shqiptarë, ‘kokë’ e trafikut të kokainës në Toskanë

Toskana është një nga portat kryesore të trafikut të kokainës nga mafia e “Ndragheta” dhe kriminelët shqiptarë. Kështu shkruajnë sot mediat italiane referuar “raportit të pestë mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në Toskanë më 2020”.

Në raportin e publikuar mëngjesin e sotëm thuhet se tregu toskan i drogës është ndërkombëtarizuar me organizata të huaja, si ato shqiptare, të cilët kanë fituar pozicione të privilegjuara në treg, për importin e sasive të mëdha të drogës nga jashtë dhe për shitje me shumicë në Toskanë.

Siç citohet në raport, në vitin 2020, Toskana ishte rajoni i dytë në Itali për sasinë e kokainës të kapur, mbi tre tonë, pas Kalabrisë, me një rritje prej 199% krahasuar me vitin 2019. Pikërisht në vitin 2020 , porti i Livornos ka shënuar edhe pikun më të lartë të trafikut përgjatë 10-vjeçarit të fundit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.