Raporti i Antimafias italiane: Shqiptarët, të rrezikshëm për trafik droge

Në raportin e fundit gjashtë-mujor Antimafia italiane konstaton fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare dhe ngre shqetësimin për strukturimin dhe rritjen e aktivitetit kriminal.

“Krimi transnacional përfaqëson një kërcënim real ndaj të cilit duhet të shfaqet një qasje globale dhe më e gjerë.

Kriminelët shqiptarë të pranishëm në pjesën më të madhe të territorit operojnë përmes niveleve të ndryshme. Disa veprojnë brenda grupeve të vogla, madje edhe atyre shumetnike, për kryerjen e krimeve.

Grupet shqiptare merren me trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe kryerje krimesh, shpesh edhe me përdorim të armëve të zjarrit”, thotë raporti.

Transformimi i mafias, me më pak dhunë dhe më shumë depërtime në sistemin politik dhe të biznesit, marrëdhëniet me klanet e huaja, veçanërisht nigerianët dhe shqiptarët, fondet evropiane në qendër të vëmendjes, duke kaluar përmes trafikut të drogës, drejtuesi i të cilit është ‘Ndrangheta’, deri në përdorimin e teknologjisë dhe hapjen ndaj bitcoin, janë vetëm disa nga çështjet që dalin nga raporti i dërguar nga Drejtoria e Hetimit Antimafia në Parlament në lidhje me gjysmën e dytë të vitit 2020.

Në vitin që lamë pas, por edhe më 2021 përmes skuadrave të përbashkëta të hetimit mes Shqipërisë dhe Italisë janë goditur disa grupe kriminale që veprojnë në fushën e trafikimit të lëndë narkotike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.