Raporti, 48% e njerëzve vuajnë nga kequshqyerja

Pothuajse gjysma e popullsisë së botës vuan nga uria, sipas një raporti të publikuar sot. Sipas të dhënave të këtij raporti vjetor të titulluar “Raporti global i të ushqyerit” (GNR) nga organizata të tilla si Unicef, Organizata Botërore e Shëndetësisë ose Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, 48% e njerëzve hanë shumë ose shumë pak.

Me ritmet aktuale, bota nuk do të arrijë tetë nga nëntë objektivat e OBSH-së që janë vendosur për vitin 2025. Këto synime përfshijnë uljen e peshës tek fëmijët si dhe obezitetin tek të rriturit. Raporti vlerëson se rreth 150 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç vuajnë nga zhvillimi i vonuar, më shumë se 45 milionë janë të dobët dhe pothuajse 40 milionë janë mbipeshë.

Vendet me të ardhura të larta konsumojnë më shumë ushqime që janë të dëmshme për shëndetin

Në fund të fundit, vendet me të ardhura të larta konsumojnë më shumë ushqime që janë të dëmshme për shëndetin, si mishi i kuq, bulmeti dhe pijet me sheqer dhe kanë përqindjen më të lartë të njerëzve mbipeshë.

Në të njëjtën kohë, GNR vlerësoi se nevojat globale për ushqim shkaktuan në vitin 2018 rreth 35% të gazeve serrë. Sipas raportit, pandemia e Covid-19 prishi ekuilibrat e sistemeve ushqimore dhe shëndetësore, por gjithashtu la në varfëri ekstreme 155 milionë njerëz të tjerë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.