Ra në koma gjatë shtatzanisë, 30-vjeçarja zgjohet pas 11 muajsh

Një mrekulli ka ndodhur në një spital austriak në qytetin e Innsbruck, ku një 30-vjeçare italiane është zgjuar pas 11 muajsh në koma, duke shqiptuar fjalën “mami” tre herë.

Historia është ajo e 30-vjeçares nga Arezzo, Cristina Rosi, e cila pësoi një arrest kardiak të zgjatur në javën e 30-të të shtatëzanisë.

Mjekët atë kohë mundën të lindnin foshnjën përmes një ndëryhrjeje çezariane, ndërkohë që 30-vjeçarja ra në koma.

Falë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme solidariteti nga njerëzit dhe pas muajsh vuajtjesh, burri i saj Gabriele arriti të mbledhë shumën e duhur për të mbuluar kostot e trajtimit në klinikën e specializuar në Innsbruck, ku Cristina u zgjua dhe ndodhet aktualisht.

“Do të na duhen akoma shumë para për të mbuluar shpenzimet, saktësisht 104,000 euro, por fakti që Cristina u zgjua na jep forcë edhe më të madhe. Ne ende apelojmë për ndihmën e njerëzve që na kanë mbështetur deri më tani”, shpjegon Gabriele.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.