Qyteti italian dhuron 1 kg makarona për atë që pranon të vaksinohet

Një qytet në Itali Gragnano, që ndodhet afër Napolit ka vendosur t’i dhurojnë 1 kilogramë makarona çdo personi që pranon të vaksinohet të Shtunën e ardhshme. Gragano është pikërisht edhe qyteti shumë i njohur për prodhimin e të lashtë të makaronave. Pas pajisjeve për fëmijët dhe biletave falas për ndeshjen e futbollit, kjo ide e re mbërrin në provincën e Napolit për të bindur skeptikët që të bëjnë vaksinën që i mbron nga Covid.

Kjo nismë është ndërmarë, duke pasur parasysh numrat e ulët të regjistruar në dy javët e fundit nga fushata e vaksinimit. Takimi është lënë ditën e sotme 18 Shtator, ku personat që duan të vaksinohet do të mirëpriten nga ora 11 e mëngjesit deri në 19 të darkës

Kryebashkiaku i Gragnano Paolo Cimmino apelon për pjesëmarrjen: “Ne kemi pranuar kërkesën e Njësisë Vaksinale të ASL Napoli 3 Sud për një vaksinim në sheshin në Gragnano. Është një iniciativë e shkëlqyer të vaksinohesh, pa rezerva, dhe për t’i dhënë një shtysë këtij virusi tinëzar që ka prekur jetën tonë për gati dy vjet tani “.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.