Qeveria në Qipro shtrëngon masat anti-Covid dhe ofron dhurata

Qeveritë e vendeve të ndryshme po përdorin një sërë politikash për të nxitur qytetarët e tyre të vaksinohen kundër Covid.

Së fundmi, qeveria e Qipros ka ndërmarrë sot masa të reja për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Masat do të hyjnë në fuqi nga data 20 korrik.

Ministri i Shëndetësisë tha se, pasi u studiuan të gjitha të dhënat, sugjerimet e ekspertëve etj, u vendos marrja e masave shtesë me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Nëpër tavolinat e restoranteve do të lejohen jo më shumë se 10 persona.

Në vende me muzikë do të lejohen vetëm ata që janë vaksinuar me të dyja dozat ose vërtetojnë se e kanë kaluar Covid-in në 6 muajt e fundit.

Qeveria ka parashikuar që të rinjtë, të cilët do të imuizohen, do t’u ofrohen dhurata. Trembëdhjetë kompani private në sektorë të ndryshëm të biznesit do të ofrojnë stimuj për individët e vaksinuar, kryesisht të moshave 18-30 vjeç.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.