Qeveria greke mbyll bizneset, por qytetarët mbushin plazhet
Rritja e rasteve te reja me koronavirus solli edhe ashpërsimin e masave në Greqinë fqinje që do të aplikohen për dy javët në vijim.
Sipas Komitetit të Ekspertëve vendas, Selaniku, Athina dhe Halkidhikia janë cilësuar si zonat me rrezikshmërinë më të madhe të përhapjes së virusit.
Më të theksuara janë kufizimet gjatë fundjavave ku ndalohen edhe shërbimet ‘delivery’, ndërsa kafenetë dhe baret do të jenë të mbyllura që prej orës 6 pasdite.
Po ashtu, zhvillimi i mësimit gjatë javës do të jetë vetëm online dhe respektim rigoroz i masave në shërbimet thelbësore si ushqimore, furrat e bukës apo ambientet e kujdesit personal. Kufizime ka edhe për vendet e kultit.
Lëvizja në fundjavë do të bëhet vetëm më leje dhe për arsye të specifikuara. E megjithatë kjo nuk i ka ndaluar qytetarët që në fundjavë të dynden drejt bregdetit, siç raportojnë mediat vendase.
Greqia njoftoi 1172 raste në 24 orët e fundit, 100 më shumë se një ditë më parë.
Sorry, the comment form is closed at this time.