Qeveria Britanike ka vendosur që gratë shtatzëna mos të vaksinohen, ja përse

Gratë shtatzëna në Britaninë e Madhe nuk do të vaksinohen. Qeveria ka lëshuar udhëzime duke bërë të qartë që nënat e ardhshme nuk duhet të vaksinohen derisa të kenë lindur.

Sipas DailyMail dhe grave që mendojnë se mund të jenë shtatzënë iu kërkohet të vonojnë vaksinimin derisa të jenë të sigurt.

Sidoqoftë, masa është thjesht parandaluese dhe nuk është e pazakontë të përjashtohen disa grupe nga marrja e vaksinave. Shkencëtarët që kanë punuar për shpikjen e vaksinës nuk e kanë testuar atë te gratë shtatzëna, kështu që nuk është e sigurt nëse ajo shkakton probleme apo jo, por kjo masë është marrë për efekte sigurie.

Shkencëtarët duhet të bëjnë një provë shtesë laboratorike para se të provojnë vaksinën te gratë shtatzëna. Kjo nuk ishte në gjendje të përfundonte në afatet e shkurtra kohore në të cilat janë zhvilluar vaksinat e koronavirusit.

Britania e Madhe ka nisur dy ditë më parë vaksinimin masiv pas aprovimit të vaksinës së Pfizer. Në vend kanë mbërritur 800 mijë dozat e para të vaksinës, ndërsa qytetarja e parë që u vaksinua është Maggie, një 90-vjeçare e cila shprehu edhe lumturinë që u përzgjodh për të nisur vaksinimin. Pas saj pritet të vaksinohet edhe mbretëresha Elizabeth, ndërsa kryeministri Jonson foli për një normalitet të madh që do të vijë por do të duhet kohë. Ndërkohë, një ditë më parë qeveria ka vendosur që që njerëzit me alergji të rënda të mos iu jepet vaksina, pasi dy persona nga personeli mjekësor, pësuan reaksione alergjike pas injeksionit.Sakaq, dhe Administrata e Ushqimeve dhe Barnave, e ka cilësuar vaksinën Pfizer 81% efektive dhe së shpejti pritet miratimi i saj në Shtetet e Bashkura.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.