Putin uron Biden: Pavarësisht dallimeve, mund të zgjidhim shumë sfida të botës
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar Presidentin amerikan, Joe Biden, vetëm pasi Kolegji Elektoral e certifikoi si President të 46-të të SHBA.
Urimi i Putin ka ardhur sot, disa orë pas zyrtarizimit të fitores së Biden nga Kolegji Zgjedhor. Më parë Putin ka qenë një nga udhëheqësit që nuk e kishte uruar Biden për fitoren e tij, duke u shprehur se do të priste zyrtarizimin e zgjedhjeve.
Në një mesazh domethënës, Putin i uron Presidentit Biden suksese, teksa i shtriu dorën për bashkëpunim.
“Putini i uroi Presidentit të zgjedhur çdo sukses. Ai shprehu besimin se, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global, munden, megjithë dallimet mes tyre, të ndihmojnë vërtet për të zgjidhur shumë probleme dhe sfida, me të cilat përballet bota”, thuhet në deklaratën zyrtare të Kremlinit.
Sorry, the comment form is closed at this time.