Putin para takimit me Biden: Uroj të jetë më pak impulsiv se Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se shpreson që homologu i tij, Joe Biden, të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i Donald Trump. Komentet Putin i bëri në një intervistë ditën e djeshme, disa ditë para samitit të parë të shumëpritur në Gjenevë, ku do të takohen dy liderët.

Presidenti rus e përshkroi Biden si një “njeri në karrierë”, ndërsa Trump si “shumë interesant” dhe “i talentuar”.

Biden planifikon t’i drejtojë Putin një sërë “ankesash”, përfshirë ndërhyrjet e pretenduara ruse në zgjedhje. Samiti prite të mbahet në Gjenevë të mërkurën që vjen, në fund të udhëtimit të parë të Biden në Europë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.