PSG 80 milionë euro për Skriniar, United kërkon De Vrij

PSG po përgatitet të bëjë ofertën e duhur për Skriniar.

Në fillim, francezët ofruan 60 milionë euro dhe Draxler për të bindur Interin të lërë të lirë mbrojtësin sllovak, por zikaltërit nuk e pranuan këtë ofertë pasi duan vetëm para të thata dhe minimalisht 70 milionë euro.

Skriniar duket se e ka kuptuar që do të jetë i sakrifikuari nga klubi italian, por edhe PSG e ka bindur me pagën e lartë që i ka ofruar atij, rreth 7.7 milionë euro në sezon.

“Gazzetta dello Sport” raporton se gjithçka mund të mbyllet së shpejti, madje PSG mund të ofrojë 80 milionë euro për shërbimet e tij. Por jo vetëm Skriniar është drejt largimit, pasi edhe De Vrij mund të largohet, të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit 2023.

Thuhet se Ten Hag, trajneri i ri i Manchester United e dëshiron holandezin në qendër të mbrojtjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.