Pse iPhone-ët nuk kanë radio?

Pothuajse të gjithë Android-ët kanë një radio por Apple i la jashtë iPhone-t, edhe pse mund ta bënte me një lëvizje të thjeshtë pasi përpara iPhone 7, çipat Wi-Fi dhe Bluetooth furnizoheshin nga Broadcomm, i cili kishte çipin e radios të integruar në to.

Arsyeja qëndron në mënyrën e funksionimit që Apple zgjedh veçoritë e telefonave. Pra, kompania vlerësoi se përvoja në radio nuk i plotësonte standardet e saj. Disponueshmëria e stacioneve radio varet nga vendndodhja e përdoruesit dhe Apple nuk ka kontroll mbi cilësinë e marrjes së sinjalit.

Për më tepër, shumica e stacioneve radio transmetojnë audio 128 kb/s, ndërsa Apple Music ofron 256 kb/s. Gjithashtu duhet theksuar se stacionet radiofonike kanë reklama të gjata, në të cilat Apple nuk mund të marrë pjesë. Kështu, vendimi i Apple për të mos përfshirë radion ka vazhduar deri më sot.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.