Protesta e veçantë në Prishtinë, jehonë në mediat ndërkombëtare

Një protestë e zhvilluar nga një restorant në Prishtinë u bë lajm në të gjithë botën.

Mënyra e veçantë e kësaj proteste, tërhoqi vëmendjen edhe të mediave botërore.

Rrjeti evropian i televizionit, EuroNews, ka shkruar një artikull për këtë protestë, dukë thënë se pronari kosovar i restorantit, Petrit Kllokoqi po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve, për shkak të masave anti-COVID që ka marrë Qeveria e Kosovës.

“Petrit Kllokoqi, pronari i restorantit Bagolina në kryeqytetin e Prishtinës ka mbushur karriget e tij me manekina të veshura, ku duken se janë duke ngrënë mëngjes dhe drekë, të kompletuar me menu dhe shishe verë. Kllokoqi, i cili është kryetari i Shoqatës Kosovare të Gastronomisë, thotë se ai po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve”,- thuhet në artikullin e tyre.

Po ashtu, këtij artikulli ia kanë bashkangjitur edhe videon e protestës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës që nga data 7 prill ka mbyllur gastronominë dhe të gjitha qendrat tregtare për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.